Grabitet një dyqan gjatë natës në Korçë, vidhen rreth 1 milion lekë dhe produkte

04/08/2026 11:39

Një vjedhje ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit të Korçës gjatë natës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se vjedhja ka ndodhur në një dyqan, ku autori/autorët kanë thyer xhamat dhe kanë marrë rreth 1 milion lekë të vjetra dhe produkte e cigare.

Grupi hetimor po bën këqyrjen e kamerave që mund të ketë në zone si edhe po merr shenja gishtash që mund të çojnë në identifikimin e autorit/autorëve.

Top Channel