Tensionet mes palëve për raketat “Patriot”, Zelensky shkarkon nga detyra ambasadoren ukrainase në SHBA
Një civil ukrainas ka mbijetuar pas një sulmi me dron rus në një treg në Kherson, ku sipas autoriteteve ukrainase, droni e ka ndjekur përpara se të shpërthente pranë tij.
Pamjet e publikuara tregojnë një burrë 52-vjeçar, shitës në treg, duke lëvizur rreth furgonit të tij dhe duke u përpjekur të fshihet, ndërsa droni FPV qëndronte mbi të.
Pas disa tentativave, droni ka goditur pranë automjetit duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Pavarësisht sulmit, 52-vjeçari ka mbijetuar, por ka pësuar plagë nga shpërthimi, dëmtime nga copëzat metalike dhe tronditje në kokë.

Policia ukrainase deklaroi se viktima nuk ishte pjesë e ndonjë aktiviteti ushtarak, por një qytetar që po shiste mallra në treg. Autoritetet ukrainase e kanë cilësuar ngjarjen si një tjetër sulm të qëllimshëm ndaj civilëve.

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha se sulmi në Kherson përbën një krim të dyshuar lufte dhe kërkoi hetim ndërkombëtar.
Ndërkohë, sulmet në Ukrainë vijojnë të shkaktojnë viktima civile. Sipas autoriteteve ukrainase, në një tjetër sulm rus në rajonin e Sumy-t u vranë edhe dy fëmijë dhe një grua e moshuar.
Top Channel