Rreth 14.6 milionë sulme kibernetike ndaj Shqipërisë në gjashtë muaj, AKSK: Monitorimi vijon pa ndërprerje
Një 37-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Arrëz-Fierzë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, përplasja ka ndodhur rreth orës 08:45 mes një automjeti me drejtues shtetasin K. H., 59 vjeç, dhe një motomjeti me drejtues shtetasin A. U., 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Fushë Arrëz–Fierzë”, dyshohet se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. H. dhe motomjeti me drejtues shtetasin A. U.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. U., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Me drejtuesin e automjetit, shtetasin K. H., 59 vjeç, po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel