Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave, ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë

03/08/2026 16:36

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme mbi vendin e quajtur Matomare, në territorin e Bashkisë Finiq.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka mbërritur helikopteri për shuarjen e zjarrit. Zjarri është përhapur shumë në fshatra të Finiqit por edhe në Delvinë, si në Mesopotam, Kostar dhe Vllahat.

Nga zjarri rrezikohen banesat në këto fshatra.

Megjithatë, terreni i vështirë dhe përhapja e zjarrit e bëjnë të vështirë ndërhyrjen vetëm nga toka.

 

Top Channel