Video/ Droni ukrainas rrëzohet në një plazh në jug të Rusisë, humbin jetën 4 pushues, mes tyre edhe një fëmijë

03/08/2026 14:45

Një dron ukrainas u rrëzua mbi një plazh të mbushur me pushues në rajonin e Krasnodarit, në jug të Rusisë, mëngjesin e së hënës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave, mes tyre edhe një fëmijë.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi pranë qytetit të Gelendzhikut. Guvernatori i rajonit, Veniamin Kondratyev, deklaroi se viktimat humbën jetën nga mbeturinat e dronit që ranë në plazh dhe jo si pasojë e një goditjeje të drejtpërdrejtë.

Si pasojë e incidentit, u plagosën edhe 13 persona, përfshirë dy të mitur. Tre prej tyre u transportuan në spital për trajtim mjekësor, ndërsa të tjerët morën ndihmën e parë në vendngjarje.

Pas ngjarjes, Kondratyev urdhëroi mobilizimin e një ekipi të specializuar mjekësor për reagim ndaj katastrofave, ndërsa autoritetet ruse njoftuan se do të ofrojnë mbështetje fizike dhe psikologjike për të plagosurit dhe familjarët e viktimave.

Sipas mediave ruse, plazhi ku ndodhi incidenti ndodhet rreth 20 kilometra larg rezidencës verore (dacha) të presidentit rus, Vladimir Putin.

Top Channel