Aksident i rëndë në Lushnje/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse dhe rrotullohet disa herë në rrugë, përfundon në spital drejtuesja e mjetit
Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se tentoi të vidhte në një banesë në fshatin Goskovë, ndërkohë që ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Sipas Policisë, ngjarja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga pronari i banesës, i cili denoncoi tentativën për vjedhje. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Korçës organizuan veprimet hetimore që çuan në identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit G. S., 49 vjeç.
Njoftimi:
Tentoi të vidhte në një banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, dje, pas kallëzimit nga një shtetas për tentativë për vjedhje në banesën e tij, në fshatin Goskovë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Top Channel