Detaje nga shpërthimi me 3 të vdekur dhe 15 të plagosur në Moskë, sulmi ishte atentat ndaj gjeneralit rus në festën e tij të ditëlindjes
Forcat ruse kanë përdorur dronë për të goditur tre anije mallrash në Detin e Zi, të cilat sipas Moskës transportonin pajisje ushtarake për forcat e armatosura ukrainase.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila deklaroi se sulmet shkaktuan dëme në tre anije tregtare. “Si rezultat i sulmeve me dronë, tre anije mallrash që transportonin pajisje ushtarake u dëmtuan në Detin e Zi”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.
Sipas Moskës, mes anijeve të goditura ishte edhe një anije tregtare në portin e Mykolaiv, e cila pretendohet se transportonte furnizime për ushtrinë ukrainase.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se gjatë natës forcat e saj kanë vijuar sulmet ndaj infrastrukturës së transportit në Ukrainë. Sipas saj, objektivi ishte goditja e pikave që përdoren për mbështetjen e operacioneve ushtarake ukrainase.
Nga ana tjetër, nuk ka ende një reagim të menjëhershëm nga autoritetet ukrainase për pretendimet ruse dhe për dëmet e shkaktuara ndaj anijeve.
Top Channel