Aksident në Fier/ Makina përplas nga pas motomjetin, drejtuesi i tij niset me urgjencë në spital

03/08/2026 14:27

Një aksident rrugor është regjistruar mesditen e sotme në lagjen Sheq i Madh në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet është përplasur nga pas me një automjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i lënduar.

Siç raporton korrespondentin i Top Channel Neritan Trifoni, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë transportuar të plagosurin në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Top Channel