Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet. Policia jep detajet
Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Vinës në Gramsh, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse. Terreni i vështirë dhe mungesa e aksesit për mjetet ka detyruar ekipet të përshkojnë rreth dy orë në këmbë për të mbërritur në zonën ku ishin përhapur flakët.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit me mjete, ekipeve zjarrfikës ju deshën të ecin dy orë në këmbë me pompë krahu e mjete rrethanore, për të ndërhyrë në vënien në kontroll të flakëve.
Të mbështetur nga punonjësit e shërbimit pyjor dhe Policisë së Shtetit, zjarri u izolua plotësisht duke parandaluar përhapjen e tij dhe një situatë të rëndë si ajo e vitit të kaluar në Skënderbegas.
Në këtë periudhë të nxehtë dhe me rrezik të lartë zjarresh, ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve në natyrë.
Zjarrfikësja e Gramshit bën apel për vigjilencë dhe kujdes për të mbrojtur pyjet, pronat dhe jetën e çdo qytetari
Top Channel