Një protestë kundër Reformës Territoriale u zhvillua ditën e sotme në Maliq.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, banorë dhe punonjës të administratës kanë protestuar para bashkisë duke kundërshtuar shkrirjen e bashkisë Maliq.
Banorët shprehen të shqetësuar se do të privohen nga shërbimet dhe investimet, ndërsa argumentojnë se bashkia me 81 fshatra dhe 31 mijë banorë nuk mund të aneksohet në këtë mënyrë.
” Nuk i votoj më socialistët, përse të shkoj në Korçë kur e kam bashkinë këtu. Të mbetet bashkia për çdo problem të jetë këtu”, u shpreh një nga banorët e zonës.
Sakaq përfaqësues të këshillit bashkiak thonë se kanë kërkuar një mbledhje jashtë radhe për të zyrtarizuar qëndrimin e tyre kundër shkrirjes së bashkisë Maliq.
Top Channel