Lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte magnituda
Pronari i një mjeti lundrues tip Jet Ski është gjobitur me 10 mijë lekë të reja dhe mjeti i është bllokuar, pasi ia kishte dhënë me qira një 12-vjeçari.
Rasti u konstatua nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare gjatë kontrolleve në zonën e Dhërmiut.
Dhërmi
I kishte dhënë një 12-vjeçari mjetin lundrues Jet Ski. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndëshkuan me 10 000 lekë të rinj pronarin e mjetit.
Gjithashtu, u bllokua edhe mjeti lundrues.
Në vijim të kontrolleve intensive për garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirat detare, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare, përballë plazhit të Dhërmiut, konstatuan një mjet lundrues tip Jet Ski, që drejtohej nga një shtetas 12-vjeçar.
Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndaluan mjetin lundrues dhe, gjatë verifikimeve, rezultoi se drejtuesi ishte 12 vjeç, ndërsa mjeti nuk dispononte në bord dokumentacionin e detyrueshëm.
Për këto shkelje, pronari i mjetit lundrues, shtetasi M. Xh., u ndëshkua me masë administrative prej 10 000 lekësh të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues.
Policia Kufitare u bën apel qytetarëve dhe subjekteve që japin me qira mjete lundruese të mos ua besojnë në asnjë rast këto mjete të miturve ose personave që nuk plotësojnë kushtet ligjore për drejtimin e tyre. Drejtimi i mjeteve lundruese nga të miturit rrezikon jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e pushuesve dhe përdoruesve të tjerë të hapësirave detare.
Policia Kufitare vijon kontrollet e pandërprera në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë në det, parandalimin e shkeljeve të perimetrit të sigurisë dhe zbatimin me përpikëri të rregullave të lundrimit.
Top Channel