“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ 6 muaj hetime për të zbuluar ‘koloninë’ e shtëpive të barit në MB, Daily Mail publikon emrat dhe zbulon skemën ‘epike’
Zjarri i rënë në fshatin Drenovë të Mallakastrës është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse.
Në operacionin për neutralizimin e flakëve u angazhuan 6 mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga repartet e Mallakastrës, Patosit, Roskovecit dhe Fierit, ndërsa në terren kanë qenë edhe shërbimet e Bashkisë Mallakastër dhe Policia Bashkiake.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi dhe iu afruan varrezave dhe banesave të zonës. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt zonave të banuara.
Nga zjarri janë përshkuar rreth 7 hektarë sipërfaqe me ullinj dhe pyll me shkurre.
Forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast të aktivizimit të ndonjë vatre të re zjarri.
Top Channel