Nga Vlora në Sarandë/ Aksion i policisë kundër lëvizjes me armë dhe lëndëve narkotike, arrestohen katër persona Prej mesnatës së kaluar, një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive pranë Palasës, duke përfshirë një kodër.
Flakët janë favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke e bërë të vështirë neutralizimin e tyre vetëm nga toka.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivët e policisë, si edhe punonjësit e zonave të mbrojtura, të cilët gjatë gjithë natës kanë punuar për izolimin e vatrës dhe pengimin e përhapjes së saj drejt zonave të tjera.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të zjarrit, gjatë ditës së sotme një helikopter ka mbërritur dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa operacioni për vendosjen e zjarrit nën kontroll është ende në zhvillim.
Top Channel