Zjarr në Novoselë të Vlorës, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e zjarrit në ullishte
01/08/2026 17:47
Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të shtune fshatin Dëllënjë në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë.
Dy automjete zjarrfikëse dhe tetë efektivë ndodhen në terren, ku po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Puna po vështirësohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit.
Sipas informacioneve nga shërbimi zjarrfikës, flakët rrezikojnë sipërfaqe me pemëtore dhe ullishte, ndërsa banesat, për momentin, nuk paraqiten të rrezikuara pasi ndodhen larg vatrës së zjarrit.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, forcat zjarrfikëse vijojnë punën për vënien e situatës nën kontroll.
Top Channel