Zjarr në lagjen “Skënderbej” në Elbasan/ Flakët përfshijnë pemë e barishte, rrezikohen banesat pranë
01/08/2026 12:57
Një vatër zjarri është regjistruar në lagjen “Skënderbej” në Elbasan ku flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me peme e barishte te thata, duke rrezikuar banesat pranë.
Falë reagimit të menjëhershëm të efektivëve zjarrfikës, zjarri u vu nën kontroll, pavarësisht vështirësive të krijuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe era.
Zjarrfikëset u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë përgjegjësi maksimale dhe të mos ndezin zjarr në asnjë rrethanë. Një pakujdesi e vogël mund të rrezikojë banesa, pasuri dhe jetën e një komuniteti të tërë.
Top Channel