Video/ Ukraina sulm me dronë në Detin e Zi, fundoset anija civile e kompanisë shtetërore ruse të energjisë bërthamore ‘Rosatom’

01/08/2026 17:08

Një anije civile që i përkiste kompanisë shtetërore ruse të energjisë bërthamore, Rosatom, u mbyt gjatë natës në Detin e Zi, pasi u godit nga dy dronë ukrainas, sipas një deklarate të drejtorit të kompanisë, Alexei Likhachev.

Sipas Likhachev, të 17 anëtarët e ekuipazhit i mbijetuan sulmit. Anija transportonte mallra, përfshirë ushqime të ngrira dhe materiale ndërtimi.

“Një sulm i tillë mund të përshkruhet vetëm si pirateri dhe grabitje e armatosur në det”, deklaroi ai.

Pretendimet janë bërë nga pala ruse dhe nuk ka ende një reagim zyrtar nga Ukraina.

Top Channel