Aksident në një minierë në Bulqizë, dyshohet për një viktimë
Katër krerë bagëti kanë ngordhur deri më tani në qarkun e Gjirokastrës si pasojë e antraksit, i njohur ndryshe si “plasja”.
Rastet janë regjistruar në katër vatra të ndryshme, të konfirmuara nga shërbimi veterinar gjatë këtij viti. Dy vatra janë evidentuar në qarkun e Gjirokastrës dhe dy në Përmet, konkretisht në Lazarat, Suke, Qilarisht dhe në një zonë të bashkisë së Përmetit.
Sipas shërbimit veterinar, antraksi nuk konsiderohet epidemi, por një sëmundje për të cilën zbatohen protokolle të përcaktuara. Menjëherë pas konfirmimit të një rasti, kryhet vaksinimi i bagëtive në tufën ku është shfaqur sëmundja, me qëllim frenimin e përhapjes.
Veterinerët nuk përjashtojnë mundësinë e shfaqjes së rasteve të tjera gjatë muajit gusht, për shkak të temperaturave të larta, të cilat favorizojnë riaktivizimin e vatrave në zona të caktuara.
Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve që të njoftojnë menjëherë shërbimin veterinar nëse dyshojnë për një kafshë të sëmurë ose të ngordhur. Trajtimi dhe asgjësimi i kafshëve të prekura duhet të kryhet sipas protokolleve veterinare, për të shmangur rrezikun e përhapjes së sëmundjes.
Top Channel