Masa kundër aksidenteve në Elbasan/ Rritja e numrit javët e fundit, policia rrugore: Problemi kryesor, tejkalimi i shpejtësisë
01/08/2026 12:29
Rritja e numrit të aksidenteve me nisjen e sezonit veror ka shtuar masat dhe gatishmërinë nga ana e Policisë Rrugore të Elbasanit.
Sipas policisë rrugore, shpejtësia dhe parakalimet e gabuara mbeten ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.
Shefi i policisë rrugore thekson se shkeljet që evidentohen më shpesh janë tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, mosvendosja e rripit të sigurimit.
Policia apelon për rritjen e përgjegjshmërisë së të gjithë përdoruesve të rrugës, duke theksuar se shumica e aksidenteve rrugore shkaktohen nga mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe jo nga infrastruktura.
Top Channel