Kundërshtimet për hartën territoriale, protesta në Belsh dhe Selenicë, nisin reagimet e para nga deputetët dhe kryebashkiakët

01/08/2026 15:02

Protestat kundërshtuese për hartën e re territorial të propozuar nga Partia Socialiste kanë vijuar edhe këtë të shtunë në disa bashki të vendit.

Në Belsh qytetarët u mblodhën për të kundërshtuar bashkimin me Elbasanin ndërsa nisën edhe mbledhjen e firmave për peticion kundër territoriales.

Kundërshtimet nga banorët kanë ardhur dhe nga Selenica. Bashkia me rreth 9 mijë e 600 banorë e ndodhur në lindje të qarkut, propozohet të bashkohet me Vlorën. Por qytetarët thonë se ky bashkim mund tju sjelli vështirësi pasi nuk do të marrin dot shërbime.

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri e ka cilësuar të njëanshme nismën për shkrirjen e bashkisë që drejton për tu bashkuar me pukën. Curri bënë thirrje për protesta dhe paralajmërojnë duke hedhur dhe idenë se qytetarët do të vendosin përmes referendumit.

“Nuk do të jetë shumë e lehtë me u marrë me Bashkinë e Fushë-Arrëzit. Ky është thjesht një draft që është paraqitur vetëm nga një krah. Kërkesat tona nuk u morën parasysh në këtë draft, ndaj ne do t’u drejtohemi qytetarëve. U bëj thirrje të gjithë deputetëve që të mos votojnë një vendim që prek interesat e një komuniteti të caktuar, në rastin konkret të banorëve të Bashkisë së Fushë-Arrëzit. Çdo njeri që voton do të shpallet person i padëshiruar nga komuniteti ynë. Pasojat e këtij bashkimi janë katastrofike, aq më tepër kur mendon se Shqipëria do të anëtarësohet në BE. Ne sot kemi distanca me qytetarët që zgjasin deri në tre orë, ndërkohë që norma e BE-së është 30 minuta. Por jo vetëm kaq. Pas këtij vendimi do të vijë edhe shpopullimi total. Dëmtimi që i bëhet Bashkisë së Fushë-Arrëzit me këtë reformë është racist. Si është e mundur që në të gjithë zonën e veriut të përzgjidhet vetëm një bashki, e cila ka forcë ekonomike dhe potenciale? Dëmtimi që i bëhet Bashkisë së Fushë-Arrëzit është edhe racist. Si është e mundur që në të gjithë zonën e veriut të përzgjidhet një bashki, e cila ka forcë ekonomike, ka potenciale? Mendoj se do ta dëmtojë shumë edhe shërbimin ndaj qytetarëve”, shprehet ai.

Edhe Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur pikëpyetje për këtë propozim të partisë që bënë pjesë duke u shprehur se nuk duhet të jetë vetëm teknike, por dhe një proces që vendos në qendër qytetarët.

DUHET TE DEGJOJME NJEREZIT TANI! JO THJESHT UDHEHEQESIT E BASHKIVE, POR NJEREZIT!
Dita e djeshme ishte e veshtire, per shkak te NDARJES se propozuar teritoriale, administrative; REFORMA duhet te jete shume me e madhe se kaq.Tre bashki me te cilat une kam nje lidhje te posacme-POLICANI, vendi ku une jam zgjedhur per here te pare deputet, DIVJAKA, vendi ku une jam zgjedhur per 12 vite deputet (nga Policani ne Divjake gjithnje me vote te drejtperdrejte), LIBOHOVA, vendi i origjines, shkrihen e behen pjese e bashkive te tjera.Dita u be me e veshtire pas protestes ne POLICAN, banoreve atje, socialisteve me ta; pas fyerjeve te disa portaleve te Lushnjes ndaj DIVJAKES, te papranueshme e te padenja, vecanerisht kur meson se ndonje prej tyre eshte i lidhur.

E bashkine e Lushnjes; sot, kur kryetari i bashkise se LIBOHOVES, ne stilin e mirenjohur kombetarisht te saj, thoshte te tijen si kundershti, qetesisht, ne menyre te argumentuar dhe QYTETARISHT-ne Libohove thone: ngrije zerin aq sa fjalet e shtepise te mos i degjoje gjitoni.Une mendoj se tani eshte koha TE DEGJOJME NJEREZIT. Jo thjesht udheheqesit e ketyre bashkive, por njerezit-ata nuk jane degjuar dhe ky eshte problem. Te ndajme me ta INFORMACION per arsyet dhe cfare ndodh me ta, me njerezit pas kesaj ndarje; TE DEGJOJME MENDIMET E TYRE, ARGUMENTAT E TYRE, TI DEBATOJME ME TA, TE REFLEKTOJME! Eshte detyrim i procesit ky.

Kini parasysh qe nuk kemi te bejme me tre njesi administrative te humbura e mbaruara; LIBOHOVA ka qene nenprefekture qe ne vitin 1914, ka qene aty qe nga shekulli i katert para eres sone; ka qene qytet perjete se sic thoshte MOIKOMI I MADH nuk ka fshat me kala dhe kulle sahati;

DIVJAKA apo ARNISA E PERJETSHME ka qene aty ne 500 vitet te fundit e me heret; eshte zhvilluar aq shume ne 12 vitet e fundit nga pikpamja ekonomike dhe e prodhimit, infrastrukturore, sociale sa e ka bere shume here Lushnjen te duket shuuume prapa, mbetur prapa; POLICANI eshte nje qytet i ndertuar per nevoja strategjike te INDUSTRISE USHTARAKE per te cilen jo vetem flitet por edhe ka nevoje jetike tani dhe ai-POLICANI eshte gati; nuk mund te jete vetem Tirana ekonomia e ketij vendi ne cdo dege. Pra; Duhet qetesi e mencuri per te degjuar NJEREZIT; duhet te degjojme ne se pari, pastaj njeri tjetrin. Ka argumenta plot per te kembyer dhe ky nuk eshte kurre nje proces i ftohte teknik, por mbi te gjitha njerëzor”, shprehet Braçe.

Qytetarët në të gjitha bashkitë paralajmëruan përshkallëzim të protestës, nëse politika nuk tërhiqet nga harta e re territoriale.

 

Top Channel