Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit, neutralizohet nga zjarrëfikësit

31/07/2026 18:45

Një vatër zjarri është shfaqur në një zonë malore mes njësive administrative Kolsh dhe Surroj, në afërsi të Rrugës së Kombit, rreth dy kilometra larg tunelit të Kalimashit.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa përhapja e zjarrit po favorizohet nga era dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën.

Forcat e zjarrfikëses, strukturat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe banorë të zonës janë mobilizuar dhe po lëvizin drejt vatrës së zjarrit për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll situatën.

Gjithsesi, forcat e zjarrëfikëses së Kukësit arritën neutralizojnë në kohë rekord flakët e zjarrit në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Top Channel