Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit, neutralizohet nga zjarrëfikësit
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me zbulimi e një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës, ku e konsideron kujtesë të dhimbshme të plagës së luftës që mbeten ende të hapura.
Sipas tyre, çdo gjetje është një dëshmi që flet vetë, teksa shton se Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një kujtesë e fortë e krimeve të kryera dhe e nevojës që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen e drejtësia të vihet në vend.
Për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë.
Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike. Pa të vërtetën nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm”, shkruan Ministria në “X”.
Top Channel