“Mos bëni zhurmë se…”/ Krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin
Dy persona me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se, pavarësisht masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, udhëtuan nga Tirana drejt Vlorës për të kryer vjedhje në banesa.
Operacioni policor i koduar “Again” çoi në sekuestrimin e pajisjeve të posaçme për hapjen e bravave dhe kasafortave, si dhe të automjetit që dyshohet se përdorej nga autorët.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve.
Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe shkuan nga Tirana në Vlorë, për të kryer vjedhje, kapen në flagrancë nga Policia, teksa tentonin të hapnin derën e një banese.
Vihen në pranga 2 shtetasit, të dy me precedentë të theksuar penalë për vjedhje, të cilët ishin me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për të njëjtën vepër penale.
Sekuestrohen pajisje të posaçme për hapjen e bravave dhe kasafortave.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për 2 shtetas që dyshohej se kryenin vjedhje në banesa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 48 vjeç dhe A. H., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që, me pajisje të posaçme, po tentonin të hapnin derën e një banese në lagjen “Bashkimi”, me qëllim vjedhjen.
Nga verifikimet rezultoi se të dy kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe ishin zhvendosur nga Tirana në Vlorë, për të vijuar veprimtarinë e tyre kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje të ndryshme për hapjen e bravave dhe kasafortave, automjeti tip “Mercedes-Benz” që përdorej nga autorët, si dhe 2 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shkruan Policia e Vlorës.
Top Channel