62 ditë tubime në vend, protestuesit mbajnë fjalimet përpara Kryeministrisë
31/07/2026 21:23
Ditën e sotme në kryeqytet po mbahet dita e 62-të e protestës.
Fillimisht qytetarët, si çdo pasdite u mblodhën në sheshin “Skënderbej” e më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Ata u vendosën përpara Kryeministrisë, aty ku qëndron fonia, për të vijuar me fjalimet.
Pritet që edhe mbrëmjen e sotme, e kthyer tashmë në një rutinë të mbylljes së protestës, protestuesit të marshojnë nëpër rurgët e Tiranës.
Top Channel