Zjarr në Cfir të Mallakastrës, digjen 2 hektarë sipërfaqe me pyll dhe shkurre, flakët ‘përpijnë’ edhe 50 rrënjë ullinj
30/07/2026 20:18
Falë ndërhyrjes së shpejtë të repartit zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër, është vënë nën kontroll zjarri që shpërtheu në afërsi të fshatit Cfir.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për lokalizimin e flakëve dhe pengimin e përhapjes së tyre në sipërfaqe më të mëdha. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 2 hektarë sipërfaqe me pyll dhe shkurre, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe rreth 50 rrënjë ullinj.
Aktualisht situata është plotësisht nën kontroll dhe nuk ka më vatra aktive zjarri. Në terren vijojnë të qëndrojnë 9 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe 2 automjete zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër, të cilët po monitorojnë zonën për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.
Top Channel