Mbyllet me marshimin e përnatshëm protesta e 61-të, protestuesit thërrasin tubimin mbarëkombëtar të shtunën

30/07/2026 22:30

Protesta e bulevardit është kundër ndarjes territoriale.

Në ditën e 61 poshtë Kryeministrisë, protestuesit u shprehën kundër hartës së re të Partisë Socialiste dhe asaj të Partisë Demokratike.

Organizatorët njoftuan protestë kombëtare të shtunën e 1 gushtit, duke ftuar në shesh edhe diasporën. Një nga nismëtarët e protestës, aktivisti Arben Kola, ftoi shqiptarët, t’i bashkohen protestës popullore.

“Më 1 gusht, protestë kombëtare. Vrisni frikën, merrni pjesë në protestë. Rama i ka ditët e numëruara”, tha ai.

Po ashtu gjatë protestës nuk munguan edhe mesazhet nga bulevardi për opozitën.

Protesta e 61 në kryeqytet u mbyll me marshimin nëpër rrugët e Tiranës dhe thirrjet e përnatshme për dorëheqjen e gjithë klasës politike.

 

Top Channel