“Si bomba atomike”/ Evropa përballet me megazjarret, Franca dhe Spanja nën pushtetin e flakëve 30/07 11:23
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, e ka cilësuar si një “rastësi të pazakontë” faktin që incidenti me një objekt të paidentifikuar në territorin polak ndodhi vetëm disa orë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Tusk tha se gjatë takimit me Zelenskyn ishte diskutuar edhe për bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes, përfshirë mbrojtjen antibalistike.
“Zelensky më kishte paralajmëruar se kishin informacion të saktë mbi sulmin masiv të ardhshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, deklaroi kryeministri polak.
Incidenti në Poloni ndodhi në një kohë kur Rusia ndërmori një sulm të gjerë me raketa dhe dronë ndaj disa rajoneve të Ukrainës.
Top Channel