Kishte kultivuar mbi 100 bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Poliçan

30/07/2026 10:59

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Poliçan, si rezultat i hetimit proaktiv dhe kontrolleve të Policisë në territor.

Në fshatin Zgërbonjë, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan kanë konstatuar 107 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa dhe 20 kubikë me fidanë, të cilat janë asgjësuar në vend me anë të djegies.

Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar dhe arrestuar shtetasin R. I., 38 vjeç, banues në Poliçan, i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Poliçan/ Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, i zbuluar si rezultat i hetimit proaktiv.

Arrestohet autori, i cili kishte kultivuar 107 bimë narkotike dhe 20 kubikë me fidanë të dyshuar Cannabis sativa, në fshatin Zgërbonjë.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i hetimit proaktiv dhe kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut Berat, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Zgërbonjë, shërbimet e Policisë konstatuan 107 bimë narkotike dhe 20 kubikë me fidanë të dyshuar Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend, nëpërmjet djegies.

Nga veprimet hetimore të kryera me metoda proaktive u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit R. I., 38 vjeç, banues në Poliçan, i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Kontrollet antikanabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Berat, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale në këtë fushë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel