“Një grup prej nëntë oficerësh dhe dy prokurorësh po merren me hetimet”/ Çështja Balluku, Braho: SPAK-u është i qartë se çfarë qëndrimi ka mbajtur
Pas rreth 24 orësh i bllokuar në terrenin e vështirë të malit të Çikës, në Vlorë, është bërë e mundur shpëtimi i turistit polak.
Shtetasi polak kishte nisur ditën e djeshme eksplorimin e zonës malore, por gjatë qëndrimit në terren ka pësuar dëmtime dhe nuk ka mundur të vijojë lëvizjen. Për shkak të terrenit të thepisur dhe kushteve të vështira, ai ka mbetur i bllokuar dhe ka kërkuar ndihmë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës u nisën dy grupe kërkim-shpëtimi, të përbëra nga efektivë të Policisë së Vlorës, shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e zonave të mbrojtura. Pas disa orësh kërkime, ekipet arritën ta lokalizojnë turistin dhe nisën operacionin për nxjerrjen e tij nga zona.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësisë për transportimin e tij në rrugë tokësore, u kërkua edhe ndërhyrja ajrore. Operacioni përfundoi me sukses dhe turisti polak u nxor nga zona e rrezikshme, duke iu dhënë ndihma e nevojshme.
Mali i Çikës, me një lartësi prej 2,044 metrash, është një nga zonat më të vështira malore në jug të vendit dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Llogorasë.
Gjatë sezonit turistik, zona tërheq turistë të shumtë vendas dhe të huaj, por terreni i vështirë dhe mungesa e orientimit mund të kthehen në rrezik për vizitorët.
Top Channel