“Ke parë video eksplicite, na jep 2 mijë dollarë”/ Mashtrim i ri online në Itali, si hakerët kërcënojnë përdoruesit Një operacion dramatik shpëtimi është regjistruar në plazhin Seabright, në qytetin Santa Cruz të Kalifornisë.
Pamjet e filmuara nga një fotograf vendas tregojnë një roje bregdetare adoleshent që hidhet në det për të shpëtuar një djalë të bllokuar nga dallgët e fuqishme. I riu arrin të afrohet pranë djalit, por dallgët e mëdha dhe rrymat e forta e vështirësojnë kthimin e tyre drejt bregut.
Pas disa çastesh tensioni, një roje e dytë bregdetare futet në ujë dhe bashkohet me operacionin. Të dy arrijnë ta nxjerrin djalin në breg të sigurt.
Ngjarja ndodhi më 25 korrik, ndërsa pamjet e shpëtimit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. Veprimi i rojës adoleshente tërhoqi edhe vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump.
Në një reagim në platformën “Truth Social”, Trump përgëzoi adoleshentin për guximin e treguar dhe deklaroi se dëshironte ta takonte në Shtëpinë e Bardhë.
Top Channel