Zjarr në Cfir të Mallakastrës, digjen 2 hektarë sipërfaqe me pyll dhe shkurre, flakët ‘përpijnë’ edhe 50 rrënjë ullinj
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e fshatit Novoselë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit. Menjëherë është njoftuar shërbimi zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje, por flakët ishin përhapur me shpejtësi, duke bërë që automjeti të digjej pothuajse plotësisht.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit, sapo ka konstatuar shkëndijën elektrike dhe flakët që dolën nga motori, ka ndaluar mjetin, ka dalë prej tij dhe është larguar në kohë, duke shmangur çdo rrezik për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale dhe po marrin në pyetje drejtuesin e automjetit, ndërsa pritet të përcaktohen zyrtarisht shkaqet e zjarrit.
Top Channel