Video/ Pema përfshihet nga flakët në Gjermani, momenti kur bien në kontakt me linjën e tensionit të lartë nga moti i keq

29/07/2026 17:01

Një stuhi e fortë në Gjermani krijoi një skenë të pazakontë dhe të frikshme, pasi një pemë mori flakë pasi ra mbi një linjë të tensionit të lartë.

Pamjet e publikuara tregojnë se flakët pulsojnë në mënyrë ritmike, sa herë që në linjën elektrike kalon një valë tensioni, duke krijuar një efekt spektakolar, por njëkohësisht të rrezikshëm.

Ngjarja ndodhi gjatë motit të keq, ndërsa autoritetet ndërhynë për të izoluar zonën dhe për të shmangur rrezikun për banorët.

Top Channel