“The Odyssey” thyen çdo rekord, filmi i Christopher Nolan arkëton mbi 650 milionë dollarë në vetëm 13 ditë

29/07/2026 15:19

“The Odyssey”, filmi më i ri i regjisorit Christopher Nolan, po shndërrohet në fenomenin më të madh kinematografik të vitit 2026. Vetëm 13 ditë pas premierës, ekranizimi i poemës së Homerit ka arkëtuar mbi 650 milionë dollarë në mbarë botën, duke thyer ritmin e çdo filmi tjetër në karrierën e regjisorit britanik.

Filmi ka tejkaluar me shpejtësi suksesin e “Oppenheimer”, i cili pati nevojë për 595 ditë për të grumbulluar 330 milionë dollarë vetëm në Shtetet e Bashkuara. “The Odyssey” e ka kaluar këtë shifër në vetëm 13 ditë, duke konfirmuar interesin e jashtëzakonshëm të publikut.

Me protagonist Matt Damon, filmi është realizuar me një buxhet prej 250 milionë dollarësh, ndërsa rreth 125 milionë dollarë të tjera janë investuar në marketing. Deri tani, të ardhurat globale kanë kaluar 650 milionë dollarët dhe pritet të rriten ndjeshëm, pasi filmi ende nuk ka nisur shfaqjet në tregun kinez, një nga më të mëdhenjtë në botë.

Sipas analistëve të industrisë, “The Odyssey” ka potencialin të tejkalojë edhe dy rekordet më të mëdha të Nolan, “The Dark Knight Rises” (1.08 miliardë dollarë) dhe “The Dark Knight” (1.06 miliardë dollarë), duke u bërë filmi më fitimprurës i karrierës së tij.

Interesi i publikut mbetet jashtëzakonisht i lartë, veçanërisht për shfaqjet në IMAX, pasi “The Odyssey” është filmi i parë i xhiruar tërësisht me teknologjinë IMAX. Në shumë kinema, biletat janë rezervuar deri në muajin shtator, ndërsa kërkesa vijon të mbetet shumë e lartë.

Top Channel