Një konflikt për motive banale ka ndodhur këtë të mërkurë pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, ndërsa një person i dhunuar përfundoi në spitalin rajonal.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave Shqiponja çoi në kapjen e autorit të dyshuar.

Sherri nisi në pikën postare në këtë zonë. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se dy djem janë konfliktuar verbalisht dhe më pas sherri ka vijuar jashtë në rrugë duke degjeneruar në përdorimin e dhunës.

 

Top Channel