Izraeli dhe SHBA-ja drejt zgjedhjeve vendimtare, rezultatet mund të ndryshojnë ekuilibrat globalë 26/10 21:46
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka goditur jugperëndimin e Japonisë.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, lëkundjet u regjistruan në orën 16:27 sipas kohës lokale, me epiqendrën në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Autoritetet japoneze lëshuan një paralajmërim për mundësi cunami pas tërmetit, ndërsa agjencia e klasifikoi intensitetin e lëkundjeve në nivelin maksimal 7 sipas shkallës japoneze të matjes së tërmeteve.
Deri në këto momente nuk janë raportuar detaje të plota për dëme materiale apo viktima, ndërsa ekipet e emergjencës dhe autoritetet lokale kanë nisur verifikimet në zonat e prekura.
Top Channel