Po garonin me kajak në lumin Vjosë dhe rrezikuan mbytjen, anglezi me banim në Përmet shpëton dy turistë hungarezë
28/07/2026 15:44
Dy turistë hungarezë janë shpëtuar mrekullisht nga mbytja, teksa po garonin me kajak në lumin Vjosë.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrjedhën e Vjosës, në Përmet, në segmentin Badlonjë–Petran. Sipas informacioneve, dy turistët, të apasionuar pas sportit sfidues të kanoe-kajakut, kanë humbur ekuilibrin në një rrjedhë të pjerrët të lumit.
Rastësisht, në vendngjarje ndodhej një shtetas anglez me banim në Përmet, Xhim Smith, i cili ndërhyri menjëherë dhe arriti t’i nxirrte të dy në breg.
Mësohet se gjendja e turistëve hungarezë është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel