Makina përplas karrocën me një foshnjë në Korçë, fëmija jashtë rrezikut për jetën

28/07/2026 16:20
Foto ilustruese

Aksident në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.

Mësohet se një mjet ka përplasur një karrocë ku ndodhej një fëmijë. Sipas të dhënave, nëna me fëmijën 1 vit e gjysmë ka qenë duke kaluar rrugën, ndërsa mjeti ka përplasur karrocën.

Ka qenë vetë drejtuesi që ka transportuar fëmijën me mjet në urgjencën e spitalit të Korçës. Mësohet nga bluzat e bardha se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa po merr ndihmën mjekësore. Me drejtuesin e mjetit po vijojnë procedurat ndërsa do të zbardhen edhe rrethanat e aksidentit.

Top Channel