Në kërkim ndërkombëtar pasi ishte pjesë e një organizate kriminale bashkë me disa shqiptarë/ Në pranga 26-vjeçari në Kavajë, pritet ekstradimi drejt Italisë Shqipëria vazhdon të presë një fluks të shtuar turistësh. Çdo ditë në qendër të qytetit të Elbasanit qëndrojnë me dhjetëra autobusë me turistë nga vende të ndryshme të botës.
Të ardhur në këtë periudhë të vitit ata shprehin më shumë interes për qytetet me një kulturë dhe histori të lashtë.
Në Elbasan kalaja është destinacion i parë që vizitohet ku edhe guidat i mëshojnë bashkëjetesës së shkëlqyer fetare që më së miri demonstrohet brenda kalasë së Elbasanit.
‘Kjo është vizita jonë e parë në Elbasan. Është shumë mirë, shumë mirë. Unë e dua Shqipërinë. Të gjithë janë aq miqësorë. Ushqimi është i shkëlqyer. Mes veriut dhe jugut ka ndryshim. Njerëzit janë shumë të sjellshëm, janë bujarë, janë shumë të gatshëm të ndihmojnë. Bashkëshortja ime tani është në dyqanin e suvenireve, po blen suvenire, kështu që unë erdha këtu për të filmuar kalanë dhe për të filmuar, Bazilikën Paleokristiane. Disa vite më parë, gjatë COVID-it, kur të gjithë ishim në shtëpi dhe thjesht shihnim TV epo YouTube dhe pashë shumë video të udhëtarëve të ngadaltë (sloë travelers) që kishin ardhur në Shqipëri në vende të ndryshme, si Tiranë, Sarandë, Vlorë Ne kishim plan të vizitonim Spanjën. Pastaj thamë, le të vijmë këtu fillimisht dhe të eksplorojmë. Dhe na pëlqeu aq shumë, saqë, u bëmë rezidentë’, thotë një turist.
Turistë nga Gjermania dhe Turqia kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, duke u shprehur të mahnitur nga natyra, historia, mikpritja dhe gastronomia shqiptare.
Një turiste nga Gjermania tregon se vendosi të vizitonte Shqipërinë pasi kishte dëgjuar vlerësime shumë pozitive nga një mik i saj, i cili kishte qenë në vendin tonë dy vite më parë.
Edhe turistët nga Turqia vlerësojnë bukuritë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Njëri prej tyre thekson se historia dhe arkitektura janë ndër arsyet kryesore që e kanë tërhequr.
“Jam nga Turqia. Mendoj se është një vend shumë i bukur, sidomos historia e tij. Më pëlqen shumë arkitektura, por gjithashtu më pëlqeu edhe ushqimi. Njerëzit janë shumë të këndshëm. Po përpiqemi të eksplorojmë sa më shumë të mundemi.
Ne jemi nga Turqia. Në shkollë kemi mësuar për Shqipërinë dhe Perandorinë Osmane. Më pas gjetëm këtë guidë dhe vendosëm të vinim këtu. Po kënaqemi shumë. Ushqimi është shumë i mirë dhe mendoj se do të rikthehem sërish”, shprehet ajo.
Përpara se të vijojnë rrugëtimin e tyre nëpër Shqipëri, turistët shfaqin interes edhe për Muzeun Etnografik, i cili pasqyron jetën e një familjeje qytetare elbasanase të shekujve të kaluar.
Natyra e bukur, historia, gatimet tradicionale dhe mikpritja shqiptare mbeten përshtypjet më të forta që vizitorët marrin me vete, duke e konsideruar Shqipërinë një destinacion që ia vlen të vizitohet dhe ku dëshirojnë të rikthehen.
Top Channel