Mbante pa leje në banesë një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë, arrestohet në fshatin Bërxullë të Tiranës 43-vjeçari

24/07/2026 08:49

Një 43-vjeçar është arrestuar në fshatin Bërxullë, në Tiranë, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij policia gjeti një armë zjarri pistoletë me krehër dhe 7 fishekë, të cilat i mbante pa leje.

Po ashtu, policia ka sekuestruar armë e zjarrit me 7 fishekë.

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Risku”, për kapjen e shtetasve të armatosur, të cilët përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale kundër personit.

Arrestohet në fshatin Bërxullë, një 43-vjeçar që mbante pa leje, në banesë, pistoletë me municion.

Sekuestrohen arma e zjarrit, si dhe krehri i saj, me 7 fishekë.

Si rezultat i punës parandaluese, të bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të cilët dyshohen për përfshirje në ngjarje kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda finalizuan operacionin e koduar “Risku”, gjatë të cilit, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u krye kontroll në banesën e shtetasit J. K., 43 vjeç, në fshatin Bërxullë.

Në banesë u gjet 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe 7 fishekë, që posedohej pa leje, nga 43-vjeçari, i cili në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel