Një ngjarje është regjistruar në minutat e fundit në qytetin e Pogradecit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar infarkt teksa pushonte buzë liqenit.

Sipas informacioneve paraprake, menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë mjekët që ndodheshin në shërbim në plazh, duke i dhënë ndihmën e parë dhe kryer manovrat e reanimimit.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe është konstatuar pa shenja jete.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.

Top Channel