Fëmijë të vegjël dhe të sëmurë/ Arrestimi i 34-vjeçares pas akuzave të vjehrrit, gazetarja Anila Hoxha rrëfen kalvarin e vuajtjeve: U lut, më lini fëmijët në burg
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Angli në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike.
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës me 24 vite burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas autoriteteve, arrestimi u bë falë koordinimit informativ dhe operacional mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në vijim të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.
Sopoti ishte shpallur në kërkim pasi më 24 dhjetor 1999 dyshohet se vrau me armë zjarri automatike shtetasin me iniciale B. K.
Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 60-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
Top Channel