Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet. Policia jep detajet Një nga ngjarjet më të rënda të krahinës së Lumës, masakra civile e Lusnës, u përkujtua përmes zbulimit të një pllake përkujtimore kushtuar viktimave.
E ndodhur në vitin 1944, ngjarja vijon të kujtohet si një prej episodeve më të dhimbshme të zonës.
Mes të pranishmëve ishte edhe 94-vjeçari Liman Peposhi, një nga dëshmitarët e gjallë të masakrës, i cili kujtoi ngjarjet e asaj kohe.
Sipas organizatorëve, përkujtimi synon të ruajë kujtesën historike të viktimave dhe pasojat që ngjarja pati për banorët e zonës.
Masakra la 21 banorë të vrarë, dy të pushkatuar dhe shtatë të tjerë që humbën jetën nga torturat në burgjet komuniste. Pas saj, dhjetëra familje u larguan nga vendi nga frika e regjimit, ndërsa qindra banorë të Lusnës u internuan.
Top Channel