Ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, Braho: Nëse zbatohet saktë, nuk ka nevojë për rishikim Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Korçë, ku një 66-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve të deritanishme, viktima jetonte prej kohësh i vetëm, pasi kishte pasur probleme në familje me bashkëshorten. Mësohet se ajo ishte larguar në Greqi, ku jeton së bashku me dy djemtë e çiftit.
Një nga komshinjtë e e tij e përshkruan viktimën si një njeri të qetë dhe pa probleme me të tjerët.
“Jemi komshinj. Njeri më të rregullt nuk bën nëna. Ndonjë konflikt nuk di të ketë ai. Në shtëpi ishte shumë i rregullt. Konflikte nuk kishte. Jetonte me gruan, me Vjollcën. Për brenda familjes nuk di të them. Ishte pensionist, kishte dy djem, një në Angli dhe tjetrin doktor në Greqi”, u shpreh një prej fqinjëve të tij.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshimet paraprake janë se 66-vjeçari i ka vënë vetë flakën automjetit.
Top Channel