I kërkuar nga autoritetet shqiptare për krime financiare/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian 32-vjeçar, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë
Ditët e fundit, porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh që mbërrijnë nga Italia për të kaluar pushimet verore në Shqipëri.
Mes tyre shumica janë mijëra anëtarë të diasporës shqiptare, por edhe turistë të huaj që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar si destinacion veror. Sipas Kapitenit të portit të Durrësit Tauland Allka, janë marrë masat për përpunimin në kohë të trageteve, udhëtarëve dhe mjeteve që mbërrijnë në port.
Vetëm gjatë periudhës 16-20 korrik, me tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durres kanë mbërritur 18.342 pasagjerë dhe 5.827 automjete, shifra që tregojnë rritjen e lëvizjeve teksa afrohet kulmi i sezonit veror.
Shumë prej udhëtarëve vijnë për të kaluar pushimet pranë familjeve, ndërsa të tjerë synojnë plazhet e Durrësit dhe destinacionet e tjera turistike të vendit. Autoritetet portuale kanë shtuar masat për të përballuar fluksin dhe për të garantuar përpunimin sa më të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve. E ndërsa sezoni po hyn në pikun e tij, pritet që në ditët në vijim numri i udhëtarëve që mbërrijnë në Durrës të vijojë të rritet.
Top Channel