Sulme të përgjakshme mes Rusisë dhe Ukrainës/ Të paktën 14 viktima nga bombardimet e ndërsjella
Për të nëntën natë radhazi, Shtetet e Bashkuara kanë vijuar sulmet ndaj objektivave në Iran.
Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi përmes rrjetit social X se në orën 19:00 sipas kohës lokale nisi një valë e re sulmesh, me qëllim “zvogëlimin e kapaciteteve ushtarake iraniane”.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se operacioni u krye “në nder të ushtarëve të rënë”, duke iu referuar ushtarëve amerikanë të vrarë në sulmin iranian në Jordani.
Sipas CNN, Uashingtoni po planifikon të dërgojë avionë të tjerë luftarakë në Lindjen e Mesme. Një zyrtar amerikan, i cituar nga televizioni, tha se përforcimet do t’i japin presidentit Trump më shumë alternativa ndërsa administrata amerikane vlerëson hapat e ardhshëm në konfliktin me Iranin.
Përshkallëzimi i tensioneve ka pasur ndikim edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Çmimi i gazit natyror është rritur në 60 euro për megavat-orë, niveli më i lartë i regjistruar që nga muaji mars.
Ndërkohë, sipas agjencisë Reuters, e cila citon një burim të lartë iranian, ndërmjetësit kanë propozuar një armëpushim 10-ditor për të krijuar hapësirë për negociata dhe për të shqyrtuar mundësinë e ringjalljes së një marrëveshjeje të përkohshme mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Në të njëjtën kohë, rebelët Huthi kanë njoftuar vendosjen e një bllokade detare ndaj Arabisë Saudite, një zhvillim që rrit më tej rrezikun e zgjerimit të konfliktit në rajon.
Top Channel