Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa/ 58-vjeçari gjendet i vdekur brenda një guve në Kuçovë, vuante nga probleme të shëndetit mendor

20/07/2026 16:33
Foto ilustruese

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një guve në Kuçovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës.

Familjarët e tij kishin denocuar në polici se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, pasi prej disa muajsh ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Kërkimet e policisë u përqëndruan në zonën rreth Guvës në fshatin Drizë, ku edhe ishte parë të hynte nga disa banorë. Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të guvës.

Policia konfirmon se ne trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai la vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të guvës.

Trupi i Grymshit, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është përcjellë për në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Top Channel