Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari
Pasi zbatoi masën e sigurisë, Sali Berisha dha një prononcim për mediat, ku foli për dosjen “Aruba” dhe gjyqin e themelit për çështjen “Partizani”, që mbahet sot.
I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, nëse Bamir Topi do të dëshmojë pro tij, kreu i PD u përgjigj duke thënë se nuk ka nevojë për njeri në botë që të dëshmojë pro tij.
Më tej, ai i cilësoi akuzat ndaj tij si trillime.
Pyetje: Për çështjen Aruba keni materiale apo po i referoheni në mënyrë metaforike?
Berisha: Në Aruba kanë qenë dy ose tre zyrtarë të lartë të dërguar nga Rama, së bashku me biznesmenë. Kjo del në dosjen spanjolle, belge dhe italiane. Këta e mbajnë të fshehtë dhe sekret në mënyrën më të padenjë, sepse ata që kanë qenë në Aruba faktojnë që ky shtet është drogë dhe droga është shtet. Kaq mund të them për Arubën.
Pyetje: Sot është gjyqi i Themelit për dosjen “Partizani”, si e parashikoni dëshminë e Bamir Topit?
Berisha: Pse është thirrur Bamir Topi e dinë ata që e kanë thirrur, prokurori ose gjykatësi. Ai është thirrur sepse ka qenë President i Republikës. Pas misionit, ky është lakuar. Do ta pyesin si kryekomandant i Forcave të Armatosura dhe çfarë di ai për sigurinë në atë kohë. Të thotë atë që do.
Pyetje: Thua të dëshmojë pro jush?
Berisha: S’kam nevojë për njeri në botë që të dëshmojë pro meje, sepse është dëshmuar që s’ka asnjë shkelje ligjore, as edhe një shkelje të vogël ligjore. Ka trillime.
Top Channel