Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari
Mbledhja e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, e thirrur për shqyrtimin e disa projektligjeve dhe procesverbaleve, u ndërpre pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës.
Përplasjet nisën gjatë diskutimeve për deklaratat e ministres së Jashtme të Serbisë dhe qëndrimin e diplomacisë shqiptare. Deputetët e opozitës Tritan Shehu dhe Albana Vokshi kërkuan sqarime dhe një reagim nga ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tashmë kryetar i Komisionit të Jashtëm.
Gjatë mbledhjes pati përplasje verbale mes ish-ministrit Hasani dhe deputetëve të opozitës, ndërsa tensionet u shtuan me shkëmbime akuzash mes palëve.
Për shkak të klimës së krijuar, mbledhja e Komisionit u pezullua.
Pjesë nga debati
Hasani: Kur më jep ti leksione për ruajtjen e durimit, është fundi i botës.
Vokshi: A mund të qetësoheni? Shoh që qenkeni në siklet.
Hasani: Jam aq i qetë, o zonja Vokshi.
Vokshi: E kuptoj që kjo gjuhë ju prek. E kuptoj që, duke ngritur zërin, ju kërkoni të fshihet heshtja e dënueshme e kryeministrit.
Hasani: Nuk më fsheh heshtjen e askujt. E kuptoj dëshirën për të përdorur deklaratën budallaqe të një të çmendure.
Vokshi: Ajo është ministre, s’mund të trajtohet si individ i çmendur.
Hasani: E çmendur, qelbësirë e çmendur.
Vokshi: Ju duhet të reagoni. Ky komision duhet të reagojë.
Hasani: Fol, por mos u merr me mua.
Vokshi: Drejtohuni siç duhet, ruani etikën dhe qetësinë. Ju më fyeni, por unë nuk i përgjigjem fyerjes suaj.
Hasani: Mos u merr me mua.
Vokshi: Opozita nuk do ta mbyllë gojën.
Top Channel