“O shoku kryetar, ishe në gjumë?” Peleshi i përgjigjet Korreshit: Atë shokun kryetar, shko takoje ku ke shokët. Nuk shpjegohen me bostanë disa gjëra

20/07/2026 14:37

Ndërsa vijojnë diskutime në seancën plenare, deputeti i PD Saimir Korreshi ka marr fjalën për procedurë nga vendi.

E ndërsa mikrofoni i ishte hapur, ai kërkonte vëmendjen e kryetarit Niko Peleshi, ndërsa ky i fundit po shkëmbente informacione me një prej punonjësve të Kuvendit.

Ka qenë ky moment kur Korreshi ka nisur t’i drejtohet me ironi, të cilave i është përgjigjur më pas edhe Peleshi.

Pjesë nga diskutimi:

Korreshi: O shoku kryetar, alo, alooo, shoku kryetar?

Peleshi: Atë shokun kryetar shko dhe takoje atje ku i ke shokët

Korreshi: Dakord po mbaje mendjen në mësim  se për ty po flasim këtu për procedurë

Peleshi: Nuk është festivali folklorik, është seancë plenare

Korreshi: Po ti ku ishe? Ishe në gjumë? Ty po kërkojmë

Peleshi: Atë ty mos ma drejto mua se unë nuk ju drejtohem me ty, ti…

Korreshi: I nderuar dhe fort i respektuar shoku kryetar, po ju drejtohem me juve ju

Korreshi: Kur flasim të drejtohemi juve ju, do juve ju, fort i nderuar dhe i respektuar shoku kryetar, për këtë rregullore se e votuam me pompozitet. Nëse e keni bërë për letër higjienike ta bënit më të hollë se na grric. E para njëherë, na çoni në mëngjes për orë pilafi na çoni në komision. Të premte, në terren prapë. E di juve ju? E dyta, vini këtu dhe na mallëngjeheni, nëse ti na trajton dhe të kanë thënë që jemi punëtorët e tu, juve ju ia fut kot! Kemi ardhur me votat e atyre shqiptarëve që s’janë me juve ju si qiverri. Një nga kërkesat e panegociueshme është kapitulli 27. Edhe fondet IPARD që çdo2 muaj dilni këtu dhe thoni do të hapen, opingat do të hapen! Përrallat me mamadhi që na vijnë nga Europa nuk shkojnë me ne! Nuk mund të mos i kalonit ato 35 amendamentet e opozitës! Marta Kos që mos të bëhet dhallë, të vijë këtu e të mos flasë kundër raportit të PE dhe mos të na tregoni përralla me mbret.

Peleshi: E para, ka disa gjëra që shpjegohen me bostanë, shalqinj, misra e grurë, pro disa nuk shpjegohen dot. Nëse doni mendimin tim, një pjesë e atyre qytetarëve në shesh janë edhe kur ju dëgjojnë ju që mendoni se mandatin jua kanë dhënë si licencë për të nxjerrë nga goja çfarë të doni, të fyeni kë të doni, të shkelni kë të doni dhe t’u jepni shembullin më të keq fëmijëve me fjalorin tuaj.

Top Channel