Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, dy mjetet përplasen me njëra-tjetrën
20/07/2026 19:43
Një aksident me dy makina të përfshirë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, nuk shihet të ketë të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, teksa për shkak të aksidentit ka pasur një kufizim të lëvizjes së mjeteve, çka ka shkaktuar trafik të rënduar.
Top Channel