Magyar ndryshon Kushtetutën e Hungarisë me 2/3 e votave, nis çmontimi i sistemit të Orbanit
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se administrata e tij do të deklasifikojë dokumente të inteligjencës që, sipas tij, provojnë ndërhyrjen e Kinës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe zbulojnë dobësi serioze në sistemin zgjedhor të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë deklaratës së tij, Trump riktheu pretendimet se zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i humbi përballë Joe Biden, u manipuluan, duke akuzuar Kinën për atë që e cilësoi si “hakerimin më të madh të të dhënave zgjedhore në histori”.
Sipas Trump, dokumentet që do të publikohen tregojnë se Kina ka siguruar në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të rreth 220 milionë votuesve amerikanë, përfshirë emra, adresa, numra telefoni, preferenca politike dhe informacione të tjera të ndjeshme që lidhen me regjistrimin e votuesve.
Ai pretendoi gjithashtu se Pekini kishte ngritur një njësi të posaçme për shfrytëzimin e këtyre të dhënave dhe se përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet amerikane kishin nisur që në vitin 2018.
Trump akuzoi gjithashtu përfaqësues të asaj që ai e quan “shteti i thellë” dhe komunitetin amerikan të inteligjencës se kanë fshehur informacionet mbi ndërhyrjen e dyshuar kineze, duke mos ia bërë të ditura as presidentit dhe as publikut amerikan.
Në fjalën e tij, ai argumentoi se sistemi aktual zgjedhor është i cenueshëm dhe kërkoi reforma të thella për të garantuar integritetin e zgjedhjeve. Sipas tij, votimi me postë është “thelbësisht i korruptuar” dhe bëri thirrje për kufizimin pothuajse të plotë të këtij procesi.
Trump paralajmëroi se edhe zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit, që do të zhvillohen në nëntor, mbeten të rrezikuara nga mashtrimet nëse nuk ndërmerren ndryshime rrënjësore në sistemin zgjedhor amerikan.
Top Channel